Në ditën e dytë të vaksinimit në qytetin e Vlorës, kanë qenë personeli shëndetësor i Tepelenës Gjirokastrës, Lushnjes, Mallakastrës të cilët i janë nënshtruar vaksinimit.

Për shefin e epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik , Vlorë Agron Bashllari interesi i mjekëve është i lartë  ditën e djeshme janë vaksinuar 174 personel shëndetësor ndërsa sot parashikohen 200.

“Ka pasur mjekë të cilët e kanë kaluar covid dhe do të vaksinohen në një moment të dytë. Deri më sot kanë mbërritur 500 doza ndërsa presim doza të tjera deri në realizimin e objektivave”, tha Bashllari.

Bashllari foli edhe për situatën epidemiologjike në Vlorë duke theksuar se ka rënie të pozitivitetit.

Duke nisur nga kjo javë mund të jemi optimistë sa i përket shifrave. Ndryshimi i temperaturave ndihmon në uljen e virulencës po ashtu edhe vaksinimi do të shtojë imunitetin e popullatës., duke shpresuar për një sezon të mbarë turistik.

Mjekë dhe infermierë janë optimistë për procesin ndërsa shprehen se nuk kanë shqetësime dhe rekomandojnë bërjen e vaksinës.

Mesa duket edhe mosha e tretë  janë më të interesuarit për vaksinën. Sot pranë ambienteve në pallatin e sportit ata janë drejtuar për informacion.

“Erdhëm të pyesim çfarë dokumentesh duhen për tu vaksinuar, jam pro vaksinës shprehet 84 vjeçari.Morëm vesh që do të vaksinohen moshat 80 vjeç, erdha dhe më thanë nga java tjetër”, tha ai.

Top Channel