schedule11:14 – 24 Tetor, 2021

Gjatë vizitës që po zhvillon në Egjipt, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në një takim nga kryetari i parlamentit, Hanafy El Gebaly. Në bisedë Rama dhe El Gebaly kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dje Edi Rama takoi kryeministrin e Egjiptit. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, qeveria shqiptare e përfaqësuar nga ministrat Çuçi dhe Margariti nënshkruan tre marrëveshje që prekin kryesisht fushën e sigurisë dhe kulturës.

Gjatë takimeve në Egjipt, Rama u zotua se  do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë fluturimi të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë./ Abcnews.al