Banorë dhe operatorë turistik të Komanit kanë dalë këtë të shtunë në protestë në hyrje të tunelit.
Është dita e katërt që u bllokohen varkat artizanale. Varka të cilat u shërbejnë për qëllime turistike por edhe për nevoja personale drejt lumit të Shalës.
Ato kërkojnë një zgjidhje pasi po dëmtohen ekonomikisht në mes të sezonit turistik, por u kanë mbetur të bllokuara edhe ushqime të ndryshme.
Takimi me kryebashkiakun e Vau i Dejës nuk ka dhënë ende asnjë zgjidhje dhe pavarësisht apelit ndaj institucioneve të ndryshme situata mbetet e njëjtë.