Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka përcjellë mesazhin e tij të parë për 2025
Postimi i plotë:
Një jetë e re lind gërmadhash, shkruante Migjeni!
Po është amaneti i të parëve që ta çojmë përpara dhe po është borxhi që i kemi etërve që këtë ta bëjmë me nder.
Ndaj në këtë ditë të parë të 2025 me diellin që ngroh çdo shpirt të vuajtur dëshiroj ti drejtohem kujtdo që mendjen dhe zemrën e ka ndarë për të çuar deri në fund amanetin e të parëve dhe borxhin e etërve.
Mbi mundin, djersën dhe gjakun e tyre , mbi plagët dhe gërmadhat që secili nga ne ka në shpirt për cfarë ka vuajtur e humbur duhet të betohemi për një luftë të shenjtë.
2025 do të na përballë jo me një garë politike por me një ndarje të madhe MES BURRAVE, atyre që kanë fytyrë, emër e mbiemër dhe të paburrave, prostituimit politiko-transgjinor të 33 viteve që pak nga pak po zhbën themelet e amanetit të të parëve.
Qofshim shumicë apo pakicë unë them se vlen më shumë të jesh BURRË sesa një gjunjë gjakosur e nofull copë partie i ç’nderuar në çdo qelizë e çdo tullë.
Sot është jo vetëm dita e parë e 2025 por dhe dita kur unë sfidoj në betejën e fundit duke i shpallur LUFTË cilitdo të pa nder, të pamoral e të paburri , të paemër e të paftyrë të politikës .
Këtë se bëj vetëm për amanetin e tim eti dhe të ardhmen e tim biri.
Këtë e bëj për këdo që ngurron ta bëj , për kujtimin e etërve të ÇDO shqiptari që ka mbetur BURRË , për lotin dhe sakrificën e çdo nëne , për çdo fëmijë.
Boll ka vuajtur e qarë shpirti jonë!
Koha të qajnë ATA .
Le të fillojë pra lufta!