Megjithëse koha në dispozicion ishtë e pakët, kandidatët e shfrytëzuan mirë mundësinë për të zhvilluar ture dhe takime intensive me demokratët nga Jugu në Veri. Kjo nuk ishte thjeshtë një fushatë për kryetar partie, por një fushatë paqëtuese mes të gjithë rrymave në parti, që në 6 Janar desh u shndërrua në partinë e “heronjve”! Kryetarin e ri, nuk e zuri gjumi fare gjatë natës, ankthi ishte i lartë, megjithë rezultatin e thellë.
Procesi zgjedhor i fundjavës nuk pati probleme, kjo e lidhur ngushtë me dakordësinë e palëve për të njohur rezultatin e votimeve. Megjithëse koha në dispozicion ishtë e pakët, kandidatët e shfrytëzuan mirë mundësinë për të zhvilluar ture dhe takime intensive me demokratët nga Jugu në Veri. Kjo nuk ishte thjeshtë një fushatë për kryetar partie, por një fushatë paqëtuese mes të gjithë rrymave në parti, që në 6 Janar desh u shndërrua në partinë e “heronjve”! Kryetarin e ri, nuk e zuri gjumi fare gjatë natës, ankthi ishte i lartë, megjithë rezultatin e thellë. Si do jem në sytë e demokratëve, mendonte gjithë kohën! A do të jem më i mirë L.B? A do të jem i fortë sa S.B? Por zëri i brëndshëm i thoshte thjesht, ji vetvetja, pa u bazuar në modelet e kaluara që e shkatërruan partinë, secili me interesin e tij të ngushtë personal, ruajtjen e karriges. Por kryetari i ri ishte mirënjohës ndaj S.B, ai e kishte ndihmuar që të zgjidhej. Ora ishte 8 dhe duhet të shkonte në selinë e PD, kësaj radhë si kryetar.
Mes shumë dilemash vendosi që në “marshimin” e parë drejt të panjohurës duhet të mos shkonte me asnjë nga figurat e vjetra, fundja çfarë mesazhi do të jepte?! Vendosi të zgjedhë disa figura të pakontestuara demokratët, zgjodhi Genc Rulin përfaqësues edhe i Jugut, vendosi nga Shqipëria e Mesme të merrte Jorida Tabakun, në Veri e kishte më shumë problem, për shkak të figurave që kishin sjellë jo pak përplasje mes demokratëve, por zgjodhi Helidon Bushatin, si personin që nuk kishte marrë anë. Nuk mund të mungonin as anëtarët nga ekipi I ri! Dhe kështu bëri! Fjalimi i mori shumë kohë, duhet të ishte i kujdesshëm për të shkuarën, por shumë optimist dhe pozitiv për të ardhmen e parties, por mbi të gjitha për vendin! Elektorati gri, nga e djathta kërkon një gjuhë ndryshe komunikimi, mendoj me vete, larg asaj që kanë dëgjuar në këto 30 vite, me akuza të pabaza, me sharje ofendime, pa program, pa vizion! Gjithçka gati! Në orën 09.45 u nis makina, rrugës shumë automjete me militantë të partisë me flamuj! Entuziami ishte në kulm, energjia pozitive mbizotëronte kudo. Mediat ndërkohë të gjitha transmetim live, një erë po frynte në partinë më të madhe të opozitës. Letra urimi erdhën nga Partitë Popullore Europiane, delegacioni i Bashkimit Europian postoj një reagim në rrjetet sociale, reagime shumë edhe nga Ambasadat e tjera. Amerikanë nuk po reagonin! Kryetari zbriti nga automjeti, mes turmes së entuziastëve u drejtua të vendi i kryetarit që prej vitesh e mendonte si do të ishte, të ktheheshe në shpresën e mijëra njerëzve!
Fjalimi shkoi mirë, nuk pati asnjë ikje zëri, nuk pati ofendime, pati vetëm shpresë, optimizëm, pasuar nga mijëra mesazhe dhe “wats app-e”. Një pyetje e mundonte ende, që nuk i kishte dhënë përgjigje! Pse Ambasada amerikane nuk po reagonte ende. Për S. B preferoj të mos fliste në ditën e parë të punës! Orët kaluan si pakuptuar, rreth orës 15.00 sekretarja trokiti në derë. Kryetar, kemi një telefonatë të rëndësishme, duhet ta merrni personalisht- tha ajo! E ngriti telefonin me një entuziazëm të kuptueshëm! Nga ana tjetër ishte Ambasadorja Amerikane, e cila e uroi për fitoren dhe i kërkoj një takim për ditën e nesërme. U çlirua! Edhe amerikanët reaguan- tha kryetari i sapozgjedhur. Gjithçka si duhet. Orët e asaj dite ikën shpejt, mijëra mesazhe urimi nga të njohur e ta panjohur! E nesërmja erdhi pa kuptuar. Në orën 10.00 të paradites ishte në pritje të ambasadores, do ti tregoj partnerëve tanë strategjik se gjërat kanë ndryshuar, tha me vete. Ambasadorja bashkë me përkthyesen mbërritën fiks në orar, ngjitën shkallën dhe u futën në zyrë. Gjithçka po shkonte fjollë, pasi ambasadorja e pyeti për vizionin që kishte, për të cilin foli me pathos, ra një heshtje disa minutëshe, Ambasadorja nxorri nga çanta e saj një dosje, shikojeni disa minuta, i tha ajo, pasi nuk është “top sekret”. Kryetari e lexoj me një frymë, dhe sa ngriti sytë, erdhi mënjëherë pyetja nga ambasadorja, zotëri na duhet një qëndrim i prerë nga ju, përndryshe? Djersët e ftohta mbuluan ballin…