Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.
Era parashikohet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 21°C, në zona e ulëta 4 deri 24°C, në zona bregdetare 7 deri 23°C .