Edhe në qytetin e Elbasanit është kremtuar ditën e sotme ‘Dita e Epifanias ose siç njihet ndryshe dita e ujit të bekuar.

Edhe pse temperaturat kanë qene të ulëta të rinjtë janë hedhur në ujë për të kapur kryqin.

Ceremonia e ujit të bekuar në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni, ndërsa u ndoq nga mjaft besimtarë.
Kryqi u kap nga 13 vjeçari Vangjel Bilbili.