Pija më e dashur për italianët është e huaj. Sot, ekspresi është një ritual kombëtar, një ‘konsum identitar’.
Por filxhani mitik, për të cilin sot festohet dita botërore me iniciativa në të gjithë Italinë, nga Trieste në Napoli, vjen nga Arabia e largët.
Legjenda i atribuon zbulimin madje Allahut, i cili ia kishte dërguar Profetit Muhamed, kur ai ishte në një moment dobësie. Por kava, emri arab për kafenë, bëri mrekullinë dhe Profeti u rikthye si gjithmonë.
Thuhet se një filxhan i vetëm e bënte atë të arrinte dyzetë burra me kalë.
Në të vërtetë, para se të bëhej një tipar karakteristik italian, “tazzulella ‘e cafè”, si quhet në Napoli, kishte kaluar shumë vështirësi.
Deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë, farëzimi i zi konsiderohej helm. Më vonë, në Evropë hapen kafenetë e para. Kafja pariziene Chez Procope, që funksionon ende, londinezja, Lloyd’s café.
Është dhe Blau Fleische e Vjenës, ku në vitin 1683 u ofrua dhe kafeja me qumësht. Shërbehej me ëmbëlsira në formë gjysmëhëne, për të festuar fitoren ndaj turqve, që kishin si flamur gjysmëhënën.
Në fakt, këto janë paraardhësit e kapuçinos dhe kroasanit. Pastaj vjen radha e kafeneve italiane historike, nga Pedrocchi në Padova, mjaft të dashur nga aktorja e madhe Eleonora Duse, deri tek Giubbe Rosse në Firence, i preferuar nga Italo Calvino dhe Nobelisti Salvatore Quasimodo.
Kafje Florian në Venecia, ku mblidheshin shkrimtarë si Stendhal dhe Goldoni, Caffè Greco në Romë, ku takoheshin Richard Wagner dhe Wolfgang Goethe, Tommaseo në Trieste, i preferuar nga Italo Svevo dhe Claudio Magris