Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë territorin. Por parashikohet që, orët e pasdites të sjellin, kalime vranësirash ku më te theksuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të sjellin reshje. Parashikohet këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do të jen kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor –Juglindor, kjo do te beje qe në brigjet detare te krijohet dallgëzim mbi 2 ballë
Kosova
Territori i Kosovës prej disa ditësh ndodhet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në vend, kryesisht mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Edhe pse herë pas here pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme nuk do të sjellin reshje.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të sjellin në territorin e MV në pjesën e parë të ditës dominim të moti të kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Por pritet që vranësirat të theksohen gjatë pjesës së dytë të ditës, KU më të dukshme do të jenë në Jugperëndim të MV.