Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditorë nga -7°C  deri në 11 °C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijojnë vranësirat e dendura dhe  rrebeshe shiu për Brigjet e Detit të Zi. Herë pas here do ketë stuhi afat-shkurtra ere në këtë rajon. Gjithashtu në kushte atmosferike të paqëndrueshme paraqitet dhe Europa lindore. Ndërsa me mot të kthjellët paraqiten vendet e Pellgut të Mesdheut, Europës Qëndrore dhe Veriore.

Kosova

Republia e Kososvës do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit NDERSA vranësira të lehta MBETEN në zonat veriore dhe juglindore

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime në territorin e MV. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shfaqen fillimisht në zonat lindore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri mëngjesin e ditës së hënës.