Nga Erion Murataj!

Dje kryeministri njoftoi lajmin e madh.
Do të numërojmë zogjtë…
Në fakt ende s’kemi marrë rezultatin fantastik të numërimit të njerëzve por s’ka gjë.
Gojët e liga thonë se nuk figurojmë më shumë se 1.93 milion banorë.
E nga këta vetëm 28% janë të moshës nga 0-30 vjeç .
Lajmi i gëzuar është se të rinjtë euro-socialistë sot kanë ditëlindjen.
Plot 28 vite e unë padyshim i uroj edhe 💯 vite të tjera .
Por..?!
Përqindja e të rinjve nga numërimi dhe ditëlindja e FRESSH janë një barazim i hidhur.
Shumë i hidhur.
Gjithsesi duhet të jemi shpresë plotë se numërimi i harabelave do ta rregullojë situatën .
Unë të paktën shpresoj dhe pse do më duhet që në zgjedhjet e 2025 përveçse do shoh kryetar FRESSH nga 40-50 vjeç do gjej në listat e votuesve shumë (zogj) si Harabel, Thëllëza, Pëllumb, Kumrie, Gjeli , Pallua etj .
Gjithsesi le të shpresojmë dhe pse një shprehje e vjetër e proletariatit thotë se në çdo rast:”Të parët hanë gjelat pastaj harabelat”.
Gëzuar ditëlindjen FRESSH!
Ji krenar për të shkuarën tënde pa harabela!