Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja e ka nisur duke uruar disa familje të lagjes “Emin Matraxhiu”. Sëbashku me Ministren e Arsimit znj. Evis Kushi shpërndanë dhurata dhe këmbyen urime me këto familje të cilat u surprizuan nga vizita e qytetarit të parë të Elbasanit dhe Ministres së Arsimit, njëkohësisht dhe deputete e Qarkut të Elbasanit.
Postimi i Kryetarit të Bashkisë: Në nisje të kësaj dekade të re, bashkë me Evisin vendosëm të vizitojmë disa familje në lagjen “Emin Matraxhiu” në njësinë 1 për të uruar që #Viti2021 të jetë i mbarë e i shëndetshëm për të gjithë ne.Me shpresën se më të keqen e kemi lënë pas, kemi ende shumë për të bërë për të sjellë begatinë në çdo familje elbasanase.
Postimi i Ministres së Arsimit: Sot, në këtë ditë të parë të vitit 2021, së bashku me Gledin vizituam disa familje të Njësisë Nr. 1 në #Elbasan, ku ndamë momente të gëzueshme dhe mesazhe shprese e urimi për një vit të ri me më shumë shëndet e mbarësi për secilin prej tyre. Do të punojmë çdo ditë më shumë dhe do të jemi gjithmonë në krahun e njerëzve të thjeshtë për të bërë më të mirën. Gëzuar të gjithëve me zemër dhe paçi vetëm ditë të bardha në familjet tuaja!