Angelina Jolie ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre, në gjendje te dehur, gjatë një fluturimi me avion privat, duke e shtyrë atë të bëjë kërkesë për divorc.
Në një padi për një punishte vere franceze që yjet blenë, Jolie thotë se Pitt e kapi nga koka dhe sulmoi dy nga fëmijët e tyre në udhëtimin e vitit 2016.
Pitt gjithashtu abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi familjen e tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos, thotë ajo. Pitt i mohon akuzat.
Një burim i afërt me aktorin, i tha BBC-së se pretendimet e zonjës Jolie ishin të rreme.
“Ajo vazhdon të rimendojë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj për një ngjarje që ndodhi gjashtë vjet më parë, duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron”, tha burimi.
Pretendimi i Jolie për sjellje abuzive nga Pitt, në fluturimin e 14 shtatorit 2016, është shfaqur në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit fitues të Oskarit.

