Para disa javësh, Dj Sardi, publikoi në Instagram disa foto në krahët e partneres së tij dhe ndau lajmin se së shpejti do të bëhej baba.

Ai e kishte bërë publike lidhjen e tij prej disa kohësh dhe në disa intervista të kryera ka treguar se në krahët  e saj ndihet personi më i lumtur në botë.

Gjatë ditës së sotme, ai ka gëzuar të gjithë fansat me një foto të publikuar ku shihet se në krahë mban fëmijën e tij të parë.

 “E GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE. Zais Denzel Shehu, 22.01.2022“,- ka shkruar ai.

(E.H/Faxweb.al)