Rrjetet sociale u mbushën me mesazhe për Kun Agüero, pasi ai njoftoi dje tërheqjen nga futbolli, në moshën 33-vjeçare, për shkak të problemeve me zemrën. Megjithatë, mesazhi më i veçantë nga të gjithë ishte ai që i dedikoi djali i tij i vetëm Benjamin, rezultat i marrëdhënies së tij të kaluar me Gianinna Maradona.
“Të dua”, – shkroi i riu pranë një fotoje të vjetër, në të cilën shfaqen të dy të buzëqeshur. Postimin e ka shpërndarë përmes profilit të tij në Instagram. Nga ana tjetër, Sofía Calzetti, e cila është bërë mbështetja më e madhe e Kun-it në këto momente të vështira, ka dashur t’i kushtojë edhe publikisht disa fjalë të përzemërta sulmuesit të Barçës deri tani:
“Një etapë që përfundon dhe një jetë e bukur që vazhdon. Magjik që ke mundur t’i kushtosh kaq shumë vite asaj që të pëlqen. Një moment tjetër ku të shoqëroj dhe ta mbaj dorën më fort se kurrë.. Të dua❤️”