Derbi Lazio-Roma pati shumë tension në fushë mes lojtarëve, por edhe polemika në shkallët e stadiumit.
Komuniteti hebraik i kryeqytetit italian ka denoncuar koret anti-Semite në stadium si dhe kanë postuar fotot e një tifozi me fanellën e Lazios, që nga pjesa e pasme kishte të shkruar “Hitlerson”, sipër numrit 88.
Hitlerson do të thotë djali i Hitlerit, ndërsa numri 88 i referohet shkronjës së 8 të alfabetit, H-ja, që dërgon te fraza “Heil Hitler”.