Mes mijërave protestuesve, janë edhe qytetarët tetraplegjikët që morën pjesë në protestën e organizuar nga shoqëria civile përballë Kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve të shportës.

Gjatë fjalës, një djalë i ri në karrige me rrota i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë sa mos jetë vonë pasi rritja e çmimeve është e papërballueshme. Ai thotë se kjo shtresë e shoqërisë është harruar dhe jeton në skamie dhe në varfëri ekstreme.

“Jemi më të diskriminuarit, ne përpost naftës, ushqimeve produkteve që po ngrihen të gjitha, janë medikamentet. I them kryeministrit tim dhe tonë që kemi zgjedhur të na shërbejë jo të na shtypë jo të na futë në gropën e jetës që na ka shtypur. Mos na hedhë dhe sipër, po vdesim urie, 90% e shtresës që përfaqësoj unë jetojnë në skamie. Si për naftën dhe për çmimet e tjera, 350 lekë të reja ka shkuar një litër vaj. Ndaj ju lutem zoti Rama reagon përndryshe populli do të bëjë punën e vet”, tha qytetari.fax