Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas burimeve lokale, konflikti mes tyre ka eskaluar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me mjet të mprehtë. Ka dyshime se autori është me probleme të shëndetit mendor. 22-vjeçari u shoqërua nga Policia e Dibrë
E plagosura është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Maqellarë/Dibër
Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
(Balkanweb)