Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit. Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, është marrë informacion se shtetasi Xh.Zh., kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç,

Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)