Sot Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.
Alibeaj, i shoqëruar bashkë me deputetet Dhurata Çupi e Orjola Pampuri ishin për vizitë në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve për të uruar ditën e Novruzit.
Demokrati do të zëvendësojë Lulzim Bashën, i cili dje dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas nëntë vitesh si drejtues i kësaj partie.
Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga gjashtë bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa koalicioni i Sali Berishës me LSI, “Shtëpia e lirisë”, fitoi Bashkinë e Shkodrës.