Home BOTA Djemtë dhe vajzat nuk do të mund të studiojnë së bashku në...

Djemtë dhe vajzat nuk do të mund të studiojnë së bashku në Afganistan

30

Gazetarët në Afganistan raportojnë se talebanët kanë shpallur ndalimin e bashkë edukimit.

Ziar Khan Yaad – një gazetar për kanalin afgan të lajmeve Tolo News – tha se ministri në detyrë i arsimit kishte njoftuar se djemtë dhe vajzat nuk do të ishin më në gjendje të studionin së bashku në universitete “dhe do të vazhdojnë të studiojnë në klasa të veçanta në përputhje me ligjin islam”.

Për më tepër, gazetari i pavarur Bashir Ahmad Gwakh shkroi në Twitter se Ministri taleban i Arsimit të Lartë kishte ndaluar zyrtarisht burrat të mësonin gratë.

Që nga marrja nën kontroll e talebanëve në fillim të këtij muaji, ka pasur shqetësim të përhapur se grave dhe vajzave në vend do t’u mohohet edhe një herë e drejta e tyre njerëzore për të punuar dhe studiuar, siç ishte rasti më parë nën sundimin taleban.

Ndryshe, talebanët kanë thënë së shpejti do të vlejnë ligjet islamike në këtë vend duke e shfuqizuar kushtetutën