Djemtë e Britney Spears janë të frikësuar se si fansat e yllit të pop-it do të reagojnë ndaj pretendimeve të saj se ata nuk e kanë respektuar. Ish burri i këngëtares së famshme, Kevin Federline pretendon se Sean dhe Jayden janë frikësuar nga fansat e zjarrtë të saj.

Spears foli për djemtë pas deklaratës që bëri ish partneri duke thënë se ata kishin zgjedhur të mos e shihnin nënën e tyre për muaj të tërë. “Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën!!!”, tha këngëtarja.

Por ish burri i saj nuk u ndal me kaq. Ai publiki dhe disa video të vjetra ku Spears shihej duke debatuar me djemtë e saj. “Ajo që Kevin dhe familja e tij po bëjnë është kontrolluese dhe abuzive,” shkroi një fans në Twitter duke shtuar se duket si një sulm i organizuar ndaj saj.

“Është fjalë për fjalë një organizim, ata duan që ajo të reagojë në mënyrë që të kenë një ‘arsyetim’ për të postuar më shumë gjëra rreth saj.”, theksoi fansi. Ndërkohë, një burim nga ana e Spears theksoi se është e neveritshme se si Federline po i kthen fëmijët kundër së ëmës. /abcnews.al