Ekipi i Vllaznisë ka arritur marrëveshjen me sulmuesin maqedonas Fahraudin Djurdjevic, i cili tashmë ka firmosur për të qenë pjesë e shkodranëe në sezonin e ardhshëm në Superligë.

Lajmin e ka dhënë ekipi i Vllaznisë në faqen zyrtare në facebook, ku shprehet se sulmuesi do t’i bashkohet stërvitjes së ekipit ditën e nesërme në Podgoricë.

Njoftimi i plotë: VLLAZNIA ARRIN MARRËESHJEN ME SULMUESIN DJURDJEVIC

KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëeshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëtuar sëbashku më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Welcome Fahrudin Djurdjevic!

fax web