Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar. Së fundmi, ajo është përfolur për ndarjen nga aktori Donald Veshaj, me të cilin bashkëjetonte prej më shumë se një viti.
Në një intervistë për “Prive”, Bora u shpreh se ka vendosur të mos flasë më asnjëherë për jetën personale, duke shtuar se do të “qepte” gojën njëherë e përgjithmonë.
“Unë nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të jap një përgjigje për të shuar kuriozitetin që kanë njerëzit. Ideale do ishte që të mos më njihte njeri. Kam folur disa herë për jetën time personale por do kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale. Asnjëherë më,” deklaroi Zemani.