Aktori i njohur i skenave shqiptare, Romir Zalla ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Pushime On Top”, në të cilin foli për serialin e tij më të ri, që ka hapur shumë debate pa u publikuar ende. Në njërën prej skenave, Zalla shfaqet në momente intime me aktoren Ema Andrea.
“Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla.”, tha në lidhje me këtë temë aktori Romir Zalla.
fax