Në kulmin e sezonit turistik këtë vit në Korrik znj. Balluku do ti bëj një “dhuratë” Vlorës. Ajo do sjellë në Vlorë 2 anije me TEC të instaluar në bord të tyre për të djegur naftë për të prodhuar energji e për ti shitur qeverisë shqiptare energji elektrike, kuptohet me cmime shumë të larta. Shumë qytetarë që kanë parashikuar pushimet sivjet në gji të Vlorës do duhet të anullojnë pushimet aty, pasi djegja e naftës ta bën të pamundur jo vetëm pushimin, por edhe qëndrimin aty. Ndotje e madhe e ajrit dhe detit është e pashmangshme.
Znj. Balluku duhet ta dijë se TEC me kapacitet mbi 50 MW (“dhurata” e Ballukut ka kapacitet 114 MW) sipas konventës së Aahrus, ku Shqipëria është palë duhet të ketë Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM) të thelluar e duhet të ketë pjesmarrje të publikut në vendimmarrje. Kjo nuk ka ndodhur. Dhe Znj. Balluku duhet ta dijë betejën që bëri qytetaria vlonjate kundër TECit të Vlorës gjatë viteve 2005-2009.
TECi i Vlorës është pararendës i aferës korruptive të inceneratorëve. Aferë kjo e konfirmuar nga investigimi i Bankës Botrore për kompaninë A, por e pa hetuar nga pala shqiptare për kompaninë B.
Znj. Balluku sot në kohën e sotme, në kohën e shpërthimit të energjive të rinovueshme ju nuk mund të ktheni Shqipërinë e për më tepër Vlorën turistike tek energjia fosile.