Erion Murataj PSD

Mbrëmë, në një nga netët më emocionuese të Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një ‘ceremoni martese’ brenda shtëpisë.

Pas një kërkese të veçantë nga Gjesti drejtuar Vëllait të Madh, ceremonia u aprovua dhe u organizua me stil.


Të ftuar ishin shumë ish-banorë, ndërsa opinionistët Neda dhe Arbri morën rolin e dëshmitarëve të dasmës. Ceremonia u udhëhoq nga Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit.

Një moment që ra në sy ishte hyrja e Gjestit, i shoqëruar nga këngëtarja Rozana Radi.

Teksa Gjesti i zgjat dorën Nedës për ta përshëndetur, edhe Rozana bëri të njëjtën gjë, duke i thënë “Mirëmbrëma”.

Neda ia ktheu përshëndetjen dhe ia zgjati dorën gjithashtu.

Ky veprim u komentua në rrjete sociale, pasi Neda dhe Rozana kanë pasur një raport të tensionuar që më parë.

Përplasjet e tyre të shpeshta gjatë Prime-ve dhe një status i vjetër i Rozanës, ku ajo shprehej me tone të ashpra ndaj Nedës, kishin krijuar përshtypjen e një armiqësie personale mes tyre.

Megjithatë, duket se mbrëmë Rozana vendosi të lërë pas të kaluarën dhe të bëjë një hap drejt pajtimit, ndërsa Neda e pranoi gjestin me maturi.