Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikthyer dhe njëherë historinë e prokurorit të antimafias, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia në mënyrë çnjerëzore bashkë me gruan dhe tri truprojat e policis
Ai kujton momentin kur ka kaluar në qytetin ku ndodhi atentati mafioz dhe shkruan se në atë rrugë të dukej sikur po udhëtoje nëpër një muze historik.
Hoxha shprehet se e frymëzoi gjithçka që pa por u kthjellua shumë shpejt pasi do kthehej në Tiranë.
Gazetari me ironi bën një paralele, që nëse do të ndodhte e pandodhshmja, që dyshja Tik Llalla dhe Gjin Gjoni të arrestonin krerët e politikës shqiptare, dhe larg qoftë të binin dëshmorë të luftës kundër krimit, t’i jepnin emrin e tyre aeroportit “Nënë Tereza”.
Postimi i Hoxhës
Ky eshte memoriali i ekzekutimit makaber te skuadres antimafia te Xhovani Falkones, ne Kapaci te Sicilise, ne krahun e djathte te autostrades, qe lidh aeroportin nderkombetar Falkone&Borselino, me qytetin e Palermos…
E imagjinoni dot, qe Aeroporti “Nene Tereza” te kishte emrin “Tik Llalla&Gjin Gjoni”(fiks nje prokuror dhe nje gjyqtar si ne Palermo), te rene deshmor ne luften kunder kunder krimit te organizuar, pasi kishin arrestuar e kalbur ne burg, njeherazi, Berishen, Ramen dhe Meten bashke….
Qe ne Qafen e Kasharit, ku te enjteve grabiteshin nga 3-4 milione euro, te bankave tona, te qendronte memoriali i Tikut dhe nja 4-5 prokuroreve te krimeve te renda ekzekutuar nga mafia,….
Qe bulevardi BLU ne Kamez, te mbante emrin e kryeprokurorit te Prokurorise se Krimeve te Renda, B.Hajdarmata….
(Mu thafte goja inshallah, qe coj ne mendje gjera te tilla)…
Ne Palermo, aty ku populli nderon deshmoret e drejtesise, te rene ne luften kunder mafias…