Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” në postimet dhe deklaratat e dhëna së fundmi ka thënë se do të jenë miq përgjithmonë me Kanye West dhe pas divorcit.
Sipas saj, martesa e tyre mund të ketë mbaruar, por ata do të jenë gjithmonë familjarë.
“Ishte bashkëshorti im për shumë kohë, kështu që unë nuk mund ta shoh atë duke u zhdukur. Unë do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi. Kanye do të jetë gjithmonë familja ime”, i tha ajo Andy Cohen.
Ndër të tjera, Kim tha se ajo dhe West tani kanë një marrëdhënie të mrekullueshme bashkë-prindërore dhe se ajo e respekton atë shumë.
Kujtojmë se Kanye West po jeton një histori të re dashurie me Irinia Shayk. Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjë që konfirmon zërat për lidhje. Sipas mediave të huaja ata kanë qenë bashkë prej kohësh dhe takohen me njëri-tjetrin që prej muajit mars.
Madje, as nuk po mundohen më të fshihen nga sytë e publikut teksa po shijojnë vëmendjen e gjithë botës, që tashmë është tek ta.
Teksa reperi shijon romancën me Irina Shayk, Kim Kardashian vazhdon të tregojë arsyet e ndarjes së tyre. Në ribashkimin e “KUWTK” ajo ka treguar detaje të tjera:
“Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë. Ishte një ndryshim i përgjithshëm opinionesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë. S’dua që askush të mendojë që nuk dhashë më të mirën time në këtë martesë apo që nuk u përpoqa për vazhdimësinë e saj”- tha Kim.
icon style