Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara.
Sipas “MeteoAlb”, në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore.
Bëhet e ditur se temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë celsius deri në 25 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45km/h nga drejtimi –perëndimor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.