Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave kërkon shtyrjen e procesit të fiskalizimit në këtë sektor.

Në kërkesën e bërë nga Shoqata, theksohet se sektori i Transportit Publik nuk është gati për kryerjen e fiskalizimit, pasi asnjë prej kërkesave të tyre nuk u plotësua.

Sipas tyre duhet të plotësohen njëherë kërkesat e tyre si ulja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 5%, heqja e akcizës për karburantin, ulja e TVSh-së nga 20% në 6%, si dhe rimbursimi i biletave për personat që marrin shërbim falas dhe më pas të ndodhë fiskalizimi në këtë sektor.