Mirëpo së fundmi, artisja ka kërkuar ndihmë publikisht nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku u ka kërkuar fansave që ta ndihmojnë me ngjyruesin e saj të flokëve.
“Dikush le të më ndihmojë të gjej ngjyruesin tim të flokëve ose do të mbes tullac deri javën e ardhshme”, shkroi artistja.
Përsa i përket jetës së saj profesionale, duket se më në fund pas një periudhe pauze, Tuna është gati të rikthehet sërish në muzikë.
Para disa ditësh ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihej duke punuar në një studio muzikore. Në foton shfaqen bashkëpuntorët e Tunës, që duket se po punojnë për projektin e saj të ri muzikor. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje më tepër, por me shumë mundësi kënga e re nuk do të vonojë edhe shumë.
Kujtojmë se në muajin maj, Tuna i surprizoi të gjithë, teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës. Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen me fotot e së cilit na ëmbëlson herë pas here.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj.