Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë.

“Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” shtoi ajo.

Duke folur për raportin me bashkëshortin, Tahiri tha se ai ka qenë krah i saj në çdo hap dhe se edhe nëse ndahen, do të ndahen me paqe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim, sepse kam me kë të bisedoj. E shoh përballë dhe flas me të. Por dhunën nuk e pranoj në asnjë mënyrë. Kam pasur të bëj me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, dhe e kam pasur shumë të rëndë. Jam gjykuar pa arsye“.

Kur u pyet përse nuk ka folur më parë, ajo tha: ‘Nuk kisha dashur të flas sepse nuk dua të përmend emra. Nuk është situata dhe momenti i duhur. Ndoshta dikur në jetë do ta them, por tani jo’.

“Ka të bëjë me korrupsionin, me pozitat dhe këto lloj gjërash. Por unë nuk kam dhënë dorëheqje. Deri në muajin e nëntë të shtatzënisë kam shkuar deri në fund.

Megjithatë, gjithmonë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë. Edhe kur kam qenë shtatzënë, më kanë gjykuar pa fund: ‘Ke bërë fëmijë me këtë, me atë… do ta mbysim fëmijën!’ Pse po gjykoni? Prandaj, nuk duhet të ulemi në Instagram dhe TikTok vetëm për të bërë komente negative. Mos e bëni, sepse nuk e dini kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie.”, u shpreh ajo në T7.