Nëpërmjet një operacioni të përbashkët nga Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) dhe Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 3 terroristë që planifikonin sulme të organizatës.
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter thuhet se si rezultat i punës së koordinuar të TSK dhe MIT u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajrore 3 terroristë të PKK-së që u përcaktuan në rajonin Metina në veri të Irakut dhe të cilët planifikonin sulme të organizatës.
“Do të vazhdojmë t’i eliminojmë deri në thellësitë e strehimoreve të tyre terroristët”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.//AA