Burime nga familja mbretërore thanë se Meghan dhe Harry kishin lënë një takim me mbretëreshën së shpejti, pasi kjo e fundit donte të njihte Lilibet dhe të ritakonte Archien. Pavarësisht keqkuptimeve Elisabetha ka një dashuri shumë të madhe për nipërit e saj.
Mesa duket nuk do të jetë kështu ose të paktën ky takim nuk do të ndodhë së shpejti për disa arsye.
“Nuk jam i sigurt që Meghan do të vijë sërish në Britani. Ajo nuk është e mirëpritur tani”, tha një burim i afërt.
Ndërsa përsa I përket Harryt me shumë mundësi ai do të rikthehet pasi do të zhvillohen festimet për 70 vjetorin në front ë mbretëreshës.
Por ju duhet të keni parasysh se brenda disa muajsh do të dalë me një libër … Do të jetë mjaft e vështirë”, vuri në dukje burimi.
Vetëm diçka është e sigurt, që mbretëresha Elisabeth është arsyeja e vetme që ende nuk po shfaqet librat që priten nga Harry dhe të gjithë të fshehtat e familjes.