Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

Në njoftim thuhet se nga data 12 tetor,  një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës). Kjo procedurë thekson ambasada, nuk ka asnjë tarifë shtesë.

“Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

të dhënat nga dokumenti i udhëtimit

datat e mbërritjes dhe të largimit

të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Për më shumë informacion nga burimi zyrtar
 https://travel-europe.europa.eu/ees

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feu.delegation.albania%2Fposts%2Fpfbid02nMkGqCBkrmXssFK245NSv8G7DUSGSkVLNd8EDMVcKwG5r6dkDMoxUeGdDCwz5a9el&show_text=true&width=500