Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua sot një operacioni në QSUT, për një problem shëndetësor të paralajmëruar nga ai vetë që në gusht.

Teksa mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient në QSUT për të kryer një ndërhyrje, për shkak të problemit me hernien inguinale.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij.

U them të gjithë atyre që ndodh të më shkruajnë mesazhe, u shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror, sepse aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë ‘ o është e paparë’. Ata që se besojnë thonë ;propagandë e Rilindjes;. Si piktor, duke lexuar fytyrat them se jeni në formë. Uroj mos të gaboj. Uroj shumë që këto buzëqeshje mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recete. Një shpërfillje e mjekut, heq 50% të efektit të recetës. Apo jo?”, tha Rama.