Kryeministri Edi Rama ironizoi sot në Kuvend deputetin demokrat Ferdinant Xhaferraj. Ai u shpreh se kur të mbarojnë të gjitha zotimet, do të vijnë demokratët për të përmirësuar cilësinë e diellit, duke iu referuar këtu një deklaratë të Xhaferrajt disa vite më parë.
“Aleancën e aminfeatrit bëjë gati se do vijmë për të krijua një zonë bashkë me fondin shqiptaro amerikan, ta gllabërojmë ta heqim nga duart e ilegalëve që e kanë mbajtur nën peshën e tyre, do bëjmë një vepër tjetër. Kur t’i mbarojmë të gjitha do vini ju dhe do përmirësoni cilësinë e diellit”, tha Rama.
Ky i fundit iu përgjgj kryeministrit duke theksuar se ky një është një lapsus i 10 viteve më parë.
“Të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para 10 vitesh. Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus. Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës”, tha Xhaferraj.