Gjykata e Lezhës dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën, 36-vjeçarin që u kap me arsenal armësh duke deklaruar se do të vriste politikanët.

Pas dhënies së masës për ABC ka folur edhe avokati i “rambos” së Lezhës, Eduart Karaçi.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të jepej një masë sigurie më butë duke parë gjendjen shëndetësore dhe një masë me afat 30 ditor duke u bërë një akti ekspertimi psikiatriko ligjor

“Atë çfarë kërkova unë ishte një masë sigurie më e butë duke parë gjendjen shëndetësore. Dhe një masë me afat 30 ditor duke u bërë një akt ekspertimi psikiatriko ligjor”, ka thënë Karaçi. r.t/abcnews.al