Në një video të veçantë Dojna Mema ka zbuluar se është shtatzënë me një djalë.

Në Instagram, moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj Vlashent Sata, ndërsa çajnë një tullumbace nga ku dalin letra blu.

Krah videos, Dojna shkruan se si do të jetë ky kapitull i ri në jetën e saj.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jertës sime ku pasi të kem shkelur çdo lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do më thotë: “O ma je më e bukura! E çfarë t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”- shkruan moderatorja.

Më herët, Dojna zbuloi se ishte shtatzënë me anë të një videoje të postuar në Instagram, ku kishte përmbledhur momentin e parë ku e kishte kuptuar se ishte në pritje të ëmbël dhe se si e kishin pritur njerëzit e saj të afërt.