Një 63-vjeçar, i cili kishte dalë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, është zhdukur prej dy ditësh. Kallëzimi në polici është bërë nga shoku i 63-vjeçarit.

“Shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të”, njofton policia.

Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s për gjetjen e 63-vjeçarit.