Ditë historike për sportin e mundjes. Mundësi Chermen Valiev i ka dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në Paris. Ai fitoi medalje të bronztë përballë një rivali të fortë.
Mundësi Valiev arriti të thyejë me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë, rivalin Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje, në peshën deri në 74 kilogramë.
Ky triumf Valiev mund të cilësohet si ditë historike për sportin shqiptar, i cili merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.
Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, rusi nga Osetia e Veriut i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të bronztë në historinë e Olimpiadës./ abcnews.al