Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është përfolur shumë së fundmi për shkak të konflikteve indirekte që ka patur me reper të tjerë të tregut muzikor.
Megjithatë, duket se së fundmi, konflikte të tjera e kanë përfshirë reperin edhe në jetën reale.
Bëhet me dije se reperi nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime.
Megjithatë, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe cilat motive e shkaktuan këtë gjë.
Deri më tani, ai ende nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.
Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Majk i ka bërë ‘diss’ Don Xhonit në një nga ‘freestyle’-t e tij.
Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.
“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.
“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”
Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:
“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”