Ish presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka pranuar fajësinë për akuzat penale e ngritura ndaj tij. Ai është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit. Trump është formalisht nën arrest që nga mbërritja në gjykatën e Manhattanit këtë të martë.
Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet se i ka bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj për një aferë të supozuar mes tyre. Pagesa prej 130 mijë dollarësg besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme.
Por supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork. Trump është ish presidenti i parë që përballet me akuza penale. Ai i ka quajtur këto akuza si të stisura politikisht. Ai planifikon të mbajë një fjalim në Mar-a-Lago pasi të kthehet në Florida.Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e procedurës. Më pas, ish presidenti do të dalë përpara gjykatësit ku edhe do të njihet zyrtarisht me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga prokuroria.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale, teksa i drejtohej Gjykatës së Manhatanit. Në “Truth Social”, Trump u shpreh se kjo që po i ndodhte i dukej surreale dhe nuk i besohej se diçka e tillë po ndodh në SHBA, shkruan CNN.
“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.