Dy protagonistët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri kanë befasuar katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme.
Donaldi dhe Iliri mbrëmjen e djeshme kanë darkuar me katër banorët Efin, Luizin, Kristin dhe Deamishel.
Dyshja gjatë diskutimeve me katërshen finaliste herë pas herë kanë motivuar ata duke iu thënë tërthorazi se janë bërë viral në rrjetet sociale dhe kanë fituar simpatinë e publikut.
Donaldi madje në një moment për t’i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se ‘ai do ta fitonte’.
“Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç’ke ore, do ta fitosh zemra”, i tha Donaldi-Luizit.
Por jo vetëm kaq, ata përmendën edhe arsyet se pse banorët që vinin nga jashtë rrinin në krah të Luizit, duke aluduar se e gjitha kjo bëhej për shkak të popullaritetit që ka Luizi në publik. Në një moment, kur Dea u ndje keq nga fjalët e Donaldit dhe Ilirit ata u thirrën në dhomën e rrëfimit, me siguri për t’iu tëerhequr vëmendjen se ishin duke dhënë sinjale nga jashtë.
Theksojmë që Luizi përveç si pretendenti kryesor për ta fituar ai është konsideruar si ‘fenomen’ i lojës së BBVA.