“Gënjeshtër nga trekëndëshi i Bermundës”,  kështu e ka hedhur poshtë Lulzim Basha deklaratën e presidentit Ilir Meta të bërë sonte në “Log.” në Abc ku theksoi se “kryedemokrati ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.

I ftuar në “Real Story”, Basha iu përgjij Metës duke thënë se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra. Sipas tij negociatat e 2009 janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha