Tomor Kullolli, gjyqtari pranë gjykatës së Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen duke shfaqur pëlqimin për tu larguar vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë.
Mësohet se gjyqtari Kullolli, i përfolur nga policia e Shtetit dhe kryeministri Edi Rama, për pushimin e çështjes penale, kundër Florenc Çapjas, ka depozituar kërkesën në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kërkesa për të mos qënë më pjesë e sistemit të drejtësisë, është depozituar në fullim të muajit shkurt 2021.
Por pa kaluar 1 muaj nga kjo kërkesë, gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli ka hequr dorë nga vendimi për tu tërhequr vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare.
Ora tv
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)