Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë.

Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.

Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës.

Për më tepër, këtë të martë, Garda Civile ndërmori gjithashtu një bastisje në zonën e Gironës, me kërkime të kryera edhe në zonën metropolitane të Barcelonës, duke synuar një organizatë që dyshohet se është e lidhur gjithashtu me trafikimin e marijuanës. Në tre bastisjet, u arrestuan gati pesëdhjetë persona dhe u shpërbënë katër organizata kriminale që i përkisnin mafias shqiptare.