Dorëhiqet zv.kryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro.
Largimi i tij vjen në një kohë kur Damian Gjiknuri i dorëzoi Arben Ahmetajt stafetën e drejtuesit politik në qytetin bregdetar.
Gjiknuri është caktuar nga kreu i PS Edi Rama në Elbasan, e siç duket, aty do të vendoset edhe Afrim Qëndro. Dorëheqja e tij pritet të jepet zyrtarisht ditën e nesërme.