Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas thirrje së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi për dorëzimin në kohë të listave me kandidatë të secilës parti.

Meta shkruan se sa më shumë të kandidatë me integritet, aq më shumë mundësi do të ketë për një pjesëmarrje më të madhe në referendumin e 25 Prillit.

Reagimi i Presidetit Meta:

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.

Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë. ”

Kujtojmë se Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, 8 mars, Celibashi tha se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

(R.G/Faxweb.al)